STRATEGJIA PER VEPRIM E CRCA

MISIONI

Misioni i Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi eshte:

a) Mbrojtja aktive ligjore e te drejtave te femijeve ne Shqiperi

b) Implementimi i standarteve nderkombetare per te drejtat e femijeve ne Shqiperi.

c) Informacion i hapur per te gjithe te interesuarit per gjendjen e te drejtave te femijeve.

d) Permiresimi i kushteve te jeteses se femijeve ne familje, shoqeri dhe institucione publike.

e) Treinim i anetareve te Parlamentit, gjykatesve te niveleve te ndryshme, mesuseve, gazetareve, punonjesve te policise dhe burgjeve.

OBJEKTIVAT

  • INFORMACION I HAPUR DHE PER TE GJITHE MBI TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE INSTRUMENTAT KOMBETARE E NDERKOMBETARE LIDHUR ME KETO TE DREJTA

  • TREINIM I ANETAREVE TE PARLAMENTIT, GJYKATESVE, MESUESVE, PUNONJESVE TE POLICISE DHE BURGJEVE ETJ.

  • EDUKIMI I TE DREJTAVE TE FEMIJEVE DHE MINORENEVE NE SHKOLLEN TETEVJEÇARE DHE TE MESME.

  • MBROJTJA E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

  • ZHVILLIMI I TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

 

STRATEGJIA

Strategjia per Veprim e CRCA pershkohet teressht nga fryma e permiresimit dhe rritjes se te drejtave te femijeve ne Shqiperi, duke kerkuar ne menyre maksimale zbatimin e ligjeve kombetare per te drejtat e femijeve, si dhe implementimin e strandarteve e Konventave nderkombetare te te drejtave te femijes.

Kjo strategji eshte aktive, sepse ajo kerkon te realizohet ne nje kohe sa me te shpejte, me aksione e veprime te drejteperdrejta dhe urgjente, por duke e vazhduar shtrirjen e saj gjate gjithe kohes qe CRCA do te egzistoje dhe duke respektuar ndryshimet ne forme e permbajtje sipas kohes dhe ndryshimeve objektive te shoqerise.

Strategjia per Veprim e CRCA shtrihen ne dy drejtime kryesore: afatshkurter - afatmesme; afatgjate.

  • Strategjia afatshkurter dhe afatmesme e CRCA eshte:

a) Shtytja dhe asistenca per institucionet qeveritare per zbatimin i ligjeve egzistuese qe favorizojne apo mbrojne te drejtat e femijeve;

b) Implementimi i standarteve dhe ligjeve te reja per mbrojtjen e permiresimin e te drejtave te femijeve ne Shqiperi;

c) Informacion i hapur dhe efektiv mbi situaten e te drejtave te femijeve ne Shqiperi, si dhe ligjet kombetare e nderkombetare ne mbrojtje te tyre, per te gjithe te interesuarit .

d) Treinimi i i anetareve te Parlamentit, gjykatesve te niveleve te ndryshme, mesusve. gazetareve, punonjesve te policise dhe burgjeve etj, per te rritur shkallen e ndergjegjesimit dhe te veprimit te tyre ne perputhje me standartet nderkombetare te te drejtave te femijeve dhe te miturve.

  • Strategjia afatgjate e CRCA eshte:

a) Rritja e volumit te te drejtave qe femijet kane ne Shqiperi, kjo e pare lidhur me evoluimin social, politik dhe ekonomik, si dhe ndryshimin e mentalitetit te shoqerise shqiptare.

b) Mbrojtja ligjore e te drejtave te femijeve nepermjet nje asistence juridike te kualifikuar dhe profesionale.

c) Garancia e vazhdueshme per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne nevoje dhe me probleme.

d) Rritja e kontributit te komunitetit ne çeshtjen e mbrojtjes se te drejtave te femijeve dhe garantimit te moscenimit te tyre.

e) Edukimi i te drejtave te femijeve ne shkollen tetevjeçare dhe te mesme duke kontribuar keshtu ne njohjen nga femijet dhe te rinjte e te drejtave te tyre.

f) Treinim i vazhdueshem i anetareve te Parlamentit, gjykatesve te niveleve te ndryshme, mesusve. gazetareve, punonjesve te policise dhe burgjeve etj, per te rritur shkallen e ndergjegjesimit dhe te veprimit te tyre per zbatimin standarteve kombetare dhe nderkombetare te te drejtave te femijeve dhe te miturve.

 

MENYRA E VEPRIMIT

Duke patur parasysh strategjine e CRCA plani i veprimit te CRCA, per realizimin e misionit qe kjo OJQ i ka vene vetes, eshte ky:

  1. MBROJTJE e te drejtave te femijeve nepermjet aksioneve praktike si: misione mbledhje faktesh, kerkime te ndryshme ne terren, monitorimit te mas medias, si dhe i ligjeve kombetare e akteve te ndryshme, te miratuara nga Parlamenti apo Qeveria, qe influencojne mbi femijet dhe te drejtat e tyre.

  2. ASISTENCE LIGJORE per femijet me probleme dhe ne nevoje, nepermjet keshillimit juridik per femijet apo familjaret e tyre, apo ofrimit te asistences ligjore falas nga avokate te te drejtave te femijeve. Keshtu mendohet t'i jepet pergjigje te gjitha problemeve ligjore qe mund te shqetesojne femijet.

  3. INFORMACION I HAPUR DHE PER TE GJITHE mbi situaten dhe gjendjen e te drejtave te femijeve ne institucionet publike qe frekuentohen perkohesisht apo per nje kohe te gjate nga femijet; permiresimeve ligjore dhe statuore te te drejtave te tyre; shkeljeve te ndryshme ligjore te te drejtave te femijeve; standarteve nderkombetare dhe permiresimet qe mund te behen ne kete drejtim; venia ne dispozicion e konventave e ligjeve nderkombetare e kombetare te te drejtave te femijeve dhe minoreneve per te gjithe te interesuarit, studime te ndryshme te realizuara ne kete fushe; prezantimi i fakteve dhe te dhenave te ndryshme mbi situaten e te drejtave te femijeve perpara gazetareve te Mas Medias, organizatave qeveritare dhe joqeveritare, juristeve, sociologeve, studiuesve dhe te interesuarve.

  4. TREINIM i anetareve te Parlamentit, gjykatesve dhe prokuroreve te shkalleve te ndryshme te sistemit gjyqesor shqiptar, gazetareve te Mas Medias, mesuesve, punonjesve te policise dhe burgjeve. Treinimet do te realizohen nga trainere te trainuar e specializuar me pare ne drejtime te ndryshme te spektrit te gjere te te drejtave te femijeve.

  5. EDUKIM i te drejtave te femijeve dhe minoreneve ne shkolle, duke perfshire ne lende te caktuara edukative dhe informuese çeshtje te tilla si: Cilat jane te drejtat e femijeve? Pse egzistojne dhe pse jane kaq te rendesishme? Cilat jane instrumentat ligjore, konventat dhe ligjet, kombetare dhe nderkombetare, qe mbrojne keto te drejta?.Edukimi i te drejtave te femijeve ne shkolla duhet pare lidhur ngushte edhe me treinimin e mesuesve dhe drejtoreve te shkollave.

[Ndrysho Gjuhën] [C.R.C.A] [Info] [Aktivitete] [Burime] [Rrjetëzimi] [Kontakti]
1