ÇKA DO TE FITOJME NGA KJO KONFERENCË "PAQEJE" NE RAMBOUILLET?

Në situata të konfliktit shpeshherë palët të cilat janë mediatorë mundohen që me çdo kusht të ndalohet ky konflikt. Atyre nuk ju intereson se kush ka të drejtë dhe si duhet të rregullohet. Kush është fajtor e kush viktimë, andaj edhe shpeshherë palën shqiptare e barazojnë me atë serbe.

Po ku ishin këto zotërinjë mediatorë kur Kosova për dhjetë vjet ngulfatej nga thundrra serbe ? Pse atëherë nuk propozuan një konfernce paqeje ? Pse atëherë kur nuk kishte masakra (edhe pse vrasjet asnjëherë nuk janë ndalë) nuk reagonin për hir të paqes në Ballkan ?

Këta mediatorë do të mundohen deri në momentin e fundit që palës shqiptare t'ia imponojnë njëfarë autonomie të rrejshme sepse është pala më e dobët në konflikt. Eshtë lehtë që të urdhërosh të varfërin që të nënshtrohet sepse i thua do të ndal përkrahjen që ua kemi dhënë deri më tani (edhe pse kjo përkrahje nuk ka qenë kush e di se çka) nëse nuk e pranoni atë çka ua propozojmë. Përkundrazi palës serbe i thuhet se do ta bombardojnë, por asnjë shtet pernedimor në realitet nuk dëshiron të futet në një aventurë të tillë (edhe pse kisha dëshiruar me gjithë shpirt që njëherë e përgjithmonë që serbët të shohin se nuk mund të bëjnë gjithmonë atë çka duan).

Më e rëndësishmja është që negociatorët shqiptarë të jenë unik si asnjëherë më parë, dhe të këmbëngulin në kërkesat legjitime të popullit shqiptar deri në fund, e nëse duhet edhe të mos pranojnë atë çka ofrojnë perendimorët. Sepse për përkrahjen e tyre nëse është siq ka qenë deri më tani nuk kemi aspak nevojë.

Ne kemi nevojë për LIRI, e jo për përralla. Ne kemi nevojë për PAMVARËSI e jo për thundrra të huaja.

Por nuk duhet humbur shpresat, drejtësia çoftë ajo edhe pas shumë vitesh do të arrijë edhe për ne (me një kusht që shqiptarët për sa i përket LIRISE DHE PAMVARESISE të janë sikur asnjëherë më parë të bashkuar).


Copyright Mr. Bashkim Bytyqi - 9 Shkurt 1999

e-mail: Mr. Bashkim Bytyqi

1 1