Atëdheu im shpirti
im
- Jam këtu larg, larg
ëndërrave të mija, larg gjithëçkaje që më
bën të madh dhe të ndershëm, pa fatkeqësi dhe pa
vuajtje psikologjike. Mbi të gjithash këtu jeta është
ndryshe, konstatoj këtë ndryshim dhe parp nuk mundem të ndiej
asgjë specifike. Por a kam të drejtë të krahasoj jetën
time dje dhe atë që kam sot ?
- Niveli i jetës është
shumë më i ngritur këtu, por çka më nevoitet e
gjithë kjo këtu ? Jetoj për ardhmërinë që nuk do
të jetë këtu, por atje ku shpirti im pushon.
- Nëkëtë moment jetoj pa
shpirt. Trupi im reagon spontanisht. Më duket se jetoj pa ndjenja, pa
dashuri. Mëduket se jam robot i telekomanduar. Por a thua kush i dirigjon
komandat ?
- Ngandonjëherë një
forcë e papërshkruar thërret në brendinë e trupit tim
:
- « Nuk dua të jem
një makinë,
- Dua të jetoj në qetësi
në këtë botë të mallkuar, si të gjithë
njerëzit e kësaj bote »
- Qysh prej ditës së parë
që jam këtu, dashuria që kam për të afërmit
është dyfishuar. E sa i përket urrejtjes që kam shfaqur
deri më tani për qeniet e padrejta, është dyfishuar
poashtu. Prindërit e mi, vëllau dhe motra, shokët dhe shoqet ku
janë tani, pyetem shpesh ? A mendojnë ende për mua, unë
që jam aq larg nga ata.
- Më të afërmit me siguri,
por të tjerët ndoshta më kanë harruar !
- Nëse përgjigjja
është po, atëherë i pyes pse vallë ? Çdo
mbrëmje kur jam në dhomën time, ipërkujtoj të
gjithë me rradhë me mall. Hija e tyre më ndjek pa pushim. Jetoj
ende me të kaluarën dhe mendoj për ardhmërin dhe mendoj
për ardhmërinë.
- Nuk kam të tanishme. A thua ku
ëhtë ajo ?
- Për mua, ajo është si
duket një gjë e humbur në pafundshmëri. A është
gjë e mirë apo e keqe nuk e di ! Edhe sa kohë, o Zot, duhet
të toleroj këtë gjendje psikologjike ? Edhe sa kohë do
të duhet të torturoj vetëvehten që kam lënë
shpirtin tim atje ?
- Mendoj se kam një
përgjigje ? përgjigjja qëndron në kthimin tim, kthimin tim
të pëhershëm në tokën e ëndërrave të
mija. Ngandonjëherë kam frigë nga këto mendime. Në
të vërtetë edhe unë jam një qenie njerëzore e jo
jnë makinë. edhe makinat ndalen ngandonjëherë. Por unë
nuk guxoj të ndalem, duhet të vrapoj pas kohës, nuk mundem
të dëshprohem sepse vetë koha mundet të më ndalë.
- Por pyetem përsëri nëse
ardhmëria ashtu siq e mendoj, a thua egsiton ? Kam përqëndruar
një qëllim që duhet ta realizoj këtu. Njeriu për
të arritur idealin e tij, duhet të dojë këtë ideal me
gjithë zemrën e tij. Në të vërtetë pa dashuri
jeta është e humbur në errësirë.
- Dëshiroj që njerëzit
që më rrethojnë të kuptojnë se vendi në të
cilin jemi lindur, është vendi ku duhet të vdesim. Mbi
këtë pjesë të tokës aktivitetet tona duhet të
zhvillohen. Toka jonë e vërtetë është ajo në
të cilën prindërit tanë na dhuruan jetën tonë,
ajo e cila u takon atyre që na kanë rritur.
- Këtu ne përgjithmonë do
të jemi të huaj, edhe për njëqind vjet nëse
kalojnë. Pyetem nëse ata që pretendojnë të
jetojnë pa kurfarë brenge këtu larg atëdheut të tyre
munden të qëndrojnë indiferent kundrejt vuajtjes, dhimbjes
së atyre që kanë mbetur në tokën që kemi lindur.
- Mendoj thjeshtë që ata
që mendojnë ashtu do të jenë humbës në të
gjithaz aspektet. Do të jetojnë gjihtmonë pa emër, pa
identifikim. Askush nuk do ti njohë se çjanë . Do
të jenë përgjithmonë të huaj.
- Në emër të të
gjitha bukurive që natyra na dhuron, në emër të tokës,
të atëdheut, të prindërve, të vëllezërve,
të motrave, të shokëve dhe shoqeve, thërras me gjithë
zërin që kam:
- « Të jeni krenar me
atëdheun, prindërit dhe shokët e juaj »
- « Të ndihesh te ti,
të jetosh në vendin tënd, është një lumturi e
pakufishme, një mbretëri e mrekullueshme.
- Copyright mr.Bashkim Bytyqi