Deri kur ?

Deri kur do të lejojmë të jemi të nënshtruar dhe të margjinalizuar? Deri kur jeta jonë do të trajtohet si e dorës së dytë, së tretë,...? Deri kur do të jemi kështu të humbur, në këto vende të huaja dhe të largëta ? Deri kur të rinjtë tanë do të dergjen nëpër burgjet e botës dhe deri kur do të rrimë këmbëkryq ndaj qështjeve të tilla ?

Pyetje të cilat pa pushim qëndrojnë pa pushim në mendimet e mia, dhe që mjaft me vështirësi është tu jipet një përgjigje e rëndomtë, siq është ajo është faji i armikut.Në një përqindje dakordohem me këtë përgjigje të rëndomtë, por jo edhe plotësisht. Në këtë konkluzion kam ardhur veçanërisht pas ardhjes sime këtu në mërgim.Nuk pendohem aspak që kam ardhur këtu në mërgim, sepse në rradhë të parë erdha për qëllimet e mija,e së dyti ardhja ime këtu në mërgim më mundësoi që ti shoh gjërat në një kënd tjetër prej atij që kisha në atëdhe, sidomos për kualitetet që i kemi dhe që si kemi, sidomos në shtresën rinore të përfaqësuar këtu në mërgim. Natyralisht që me këto konkluzione nuk mund të gjeneralizoj asgjë, e do të ishte edhe fatkeqësi e madhe nëse do të arrija të gjeneralizoj diçka në këtë domen. Qysh kur isha fëmijë, babi im si edhe shumica e prindërve shqiptar, më mësoi për vyrtytet e shtrenjta që popullli shqiptar i posedon, vyrtyte siq janë ato si krenaria, bujaria, besnikëria, trimëria, etj, etj ...me një fjalë gjithë ato vyrtyte për të cilat njeriu i ka shpallur të shenjta. Gjë që më trondit më shumë është pse më mësoi këto gjëra, kur edhe ai dhe shumë prindër të tjerë e kanë ditur mirë se këto paskan qenë përralla për fëmijë. Me të vërtetë përralla ! ! ! . Në këto përralla jam vërtetuar sidomos këtu në mërgim.

Me të vërtetë nëse dikush dëshiron të gjejë kundërargumentin e këtij edukimi gjatë fëmijërisë, më së lehti është të marrë valixhet dhe të niset në mërgim ( edhe pse këtë gjë më e bërën pjesa dërmuese e rinisë, dikush pa dëshirë, e dikush me dëshirë). Pas refleksioneve të gjata kam arritur ne konkludim se ky edukim nuk ka qenë i rastit. Ky edukim ka qenë i qëllimtë dhe atë qëllim mirë. Pse ? Duke i mësuar këto vyrtyte, na kanë mësuar që të dallojmë atë çka është e mirë nga ajo që shoqëria nuk e lejon. Dhe ndoshta pikërisht për atë arësye më duket se në çdo kënd të jetës se shqiptarëve egziston nga një pengesë e cila është faktor kryesor i ngecjes në të cilë ndodhemi në krahasim me të tjerët. Duhet të fillojmë njëherë e përgjithmonë të fillojmë të jemi autokritik, vyrtyti më i madh sipas mua, që egziston në këtë jetë. Dikush do të më thoshte se jemi autokritik, bile, bile edhe atë shumë se jo pak !!! E unë do të ju përgjigjesha, po absolutikisht jam dakord me ju, pos asaj se kjo autokritikë është në nivel kombëtar e jo në nivel individual. Çka do të thotë në nivel kombëtar e çka ajo në nivel individual ?

Në nivel kombëtar është kritika që bëjmë njëri tjetrit, në krahasim me popujt e tjerë, për të qenë më konkret kjo kritikë përputhet me kritikat që bëjnë partitë politike kundër njera tjetrës e që çojnë në « qorrsokak ». Kritika individuale është tjetër, ajo niset më se pari nga vetëvehtja, ajo kritikë është kur individi i parashtron pyetje vetëvehtes:ngadalë mor njeri ku je duke shkuar, a është kjo rrugë ajo që kërkon nga ne shoqëria, a është frytëdhënëse për mua dhe për shoqërinë, (është logjike diçka që është e dëmshme për mua do të jetë e dëmshme edhe për shoqërinë),ku jam duke shkuar nëse kam marrur këtë rrugë, në humnerë apo në përparim të të gjithëve? Kjo është ajo që na mungon më së shumti, sepse po të ishim autokritik, nuk do kritikonim të tjerët,sepse kemi shumë të meta, të cilat duhet tejkaluar. Shpresoj se nuk do të jetë kështu gjithmonë por tani për tani, është konstatimi të cilin e kam vështruar.


Copyright by Bashkim Bytyqi

1 1