Pjesa e parë në Rambouillet mbarroi ? Nuk na solli atë që dëshironim, por pak edhe ishte e kuptueshme pse asgjë nuk solli kjo konferencë.
Siq thash në artikullin e mëparshëm (lexo Konferenca në Rambouillet) fuqitë e mëdha nuk dëshirojnë drejtësinë por dëshirojnë paqen. Këto dy koncepte ngandonjëherë (siq është në rastin tonë) nuk përputhen së bashku. Pse ?
Padrejtësia që i është bërë popullit shqiptar, nuk mund tê lahet me një konferencë prej 17 ditësh, e as prej një muaj e një viti. Drejtësia mund t'i kthehet popullit shqiptar pas një procesi i cili do të zgjat me gjenerata derisa të arrijë ajo gjeneratë e shqiptarëve që as nuk do të mendojmë në problemet që ne i ballafaqojmë tani për tani. Paqja përkundrazi mund të jetë e përnjëhershme por me sakrifica të ndryshme në rrethana të ndryshme.
Për ne shqiptarët kjo paqe na është imponuar çdoherë, sepse nuk kemi qenë të zotët ta arrijmë një paqe tjetër që na kunvenon neve. Cdoherë forca të huaja është dashur të vijnë për të na imponuar këtë paqe. Paqe me therra, paqe të dhimbshme.
Cka do të thotë paqe. Paqja definohet shpeshherë si situatë kur nuk ka luftë. Por, luftë nuk kishte prej 1945 e deri më 1998 por padrejtësia gjithmonë ka qenë aty. Andaj duhet të pyetemi se çfarë paqeje duam, apo nuk duam hiq kësilloj paqe tani për tani derisa ta zgjedhim problemin vetvetiu.
Nuk dua të komentoj rezultatet e Rambouillet-it, sepse nuk kam qenë në bisedime dhe nuk kam lidhje se çka është biseduar pas mureve të kësaj kështjelle. Atë e dinë negociatorët tanë që ishin atje, dhe ata më së miri e dinë se ç'duhet bërë, sepse e kanë mandatin nga i gjithë populli, edhe ata që luftojnë edhe ato që nuk luftojnë.
Më frigon vetëm fakti që shqiptarët dinë të përqahen në momentin kur nuk duhet. Në momentin më të vështirë, sepse shqiptarët nuk janë politicientë, por janë emocionalista. E emocioni dhe politika nuk shkojnë bashkë.
Prandaj e vetmja gjë që na mbetet neve që shikojmë e ndëgjojmë është të presim dhe ti lutemi vetvehtes që të ndodhë një mrekulli e udhëheqësat tanë të mos tërbohen, e në vend të armikut të gjuajnë njëri tjetrin. Sa për të drejtën e shqiptarëve, ajo është proces i cili nuk mund të ndalet dhe i cili do të fitohet çoftë me 15 mars pas tre viteve apo më vonë. Drejtësia arrin çdoherë për të fituar nëse ne luftojmë për ta arritur atë.
Copyright 26 shkurt 1999, Mr. Bashkim Bytyqi
e-mail: mr. Bashkim Bytyqi