Tmerr, tmerr. Tmerr i madh tmerr i
mizorshëm. Mijëra fëmijë, gra e burra, të sakatosur e
të njollosur, të tmerruar e të masakruar. Pa shtëpi, pa
atdhe.
Qindra mijëra njerëz lëshonin shtëpitë e tyre, që
kishin ndërtuar me aq djersë dhe aq mund. Mijëra të
tjerë humbën jetën në mënyrat më
çnjerëzore, në mënyra që as nuk mund të
paramendohen nga njerëz të vetëdijshëm e të
civilizuar.
Po fëmijët çfaj patën ? Po gratë e pelqtë...
Po të gjithë ne që ishim atje çfaj patëm ?
I kujt është faji ?
Faji ynë është se jemi
shqiptarë, faji ynë është se nuk u dorëzuam dhe nuk u
bëmë të shkelemi përgjithmonë. Ky është faji
i të tjerëve ndaj neve.
Faji ynë ndaj neve është që lejuam që aq kohë
të presim poshtërimin, që aq kohë të mos
organizojmë popullin që të mbrohet nga masakrat që ishin aq
të parashikuara . Qe sa vjet i themi botës, në Kosovë do
të ndodh ajo që nuk ka ndodh askund.
Bota nuk bëri asgjë. Është tejet normale. Sepse ne nuk
bëmë asgjë që bota të bëj diçka. Derisa
Slovenija dhe Kroacija përgaditeshin për luftën e fundit
kundër një populli diktator ne nuk bëmë asgjë, me
të vërtetë asgjë, përvç asaj që krijuam
disa institucione të cilat më në fund prap i paguanin taksa
shtetit dhe popullit diktator.
Por faji nuk është i një individi apo një grupacioni por i
të gjithë neve. Sepse të gjithë ne i lejuam këto
individë e grupacione të na lënë pa sy dhe pa duar.
Dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Fal shpejtësisë së reagimit ndërkombëtar (pak më
të shpejtë sesa në Bosnjë) evituam ndoshta edhe më
të keqen sesa ajo që na ndodhi tani. Por asesi nuk duhet të
themi se gjithëçka mbaroi.
Dy qeveri, pa shtet e pa popull
Bariut pa dhen a mund t'i thuhet bari ?
PA KOMENT
Deri kur ?
Copyright mr.Bashkim Bytyqi, 7 Korrik 1999