AHMED SOGU
Jeta dhe puna e tij per Shqiperine
(
Nga Adil Bicaku)
DINASTIA ZOGU
Brezi jone fatkeqesisht dine shume pak per jeten e te n’deruarit Ahmet Zogu – Mbretit te Shqiptareve. Jeta dhe puna e tij ka zene nje nga vendet me te para ne peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912 e deri ne kohen kur italia pushtoj Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri ne vitin 1961.
Nuk eshte e lehte me qe te flases per jeten e te n’deruarit Zog. Arsyet jane te ditura, sepse rregjimi komunist mbi 50 vjecar mbylli cdo gje te asaj kohe , dhe ne permendje emrin e Zogut apo te kohes se tij te kushtonte edhe jeten. Keshtu qe ajo periudhe 25 vjecare Zogu luftoi, punoi e sundoi u be tabu. Por fatkeqesisht akoma vazhdon nje heshtje per te edhe pse Sqiperia tashme eshte shpallur demokratike dhe ka shume parti politike…….
Ahmed Zogu lindi me 8 Tetor te vitit 1895. Ishte i biri i Xhemal Pashe Zogut. Principata Zogalliane e kishte qendren ne Burgajet te Matit. Historia na thote se Matja ishte Principata trashegimtare e Heroit Tone Kombetar, Skenderbeut. Sipas saje kur u munden shpatajt dhe Balshajt zemer medhenjt dhe te gjithe princat shqiptare, zune vendin e tyre, dhe moren flamurin e lirise dhe u rradhiten t’u bejne balle sulmeve turke.
Me i afti nder ta ishte Gjon Kastrioti, Princi i Krujes, Matit dhe i Vumenishtit ne Veri, Arian Komnen Topia, Princ i Kanines, i Himares, Cermenikes dhe i Shpatit ne jug…
Luftra te medha u zhvilluan si ne kepat te veriut ashtu edhe ne ato te jugut. Gjon Kastrioti u mund. Ne marreveshje me turqit u moren peng 3 djemt e tij. Me te voglin nga djemte e rriti Sulltani me bindjen se ky do te behej nje luftetar i mire ne sherbim te Turqise dhe nuk do to mbaj mend Krujen, vendin e tij. Mirepo Gjergj Kastrioti Skenderbeu luftoi, fitoi dhe me ne fund kur i gjeti rastin erdhi ne Shqiperi me trimat e tij per te cliruar Krujen e tij qe se kishte harruar kurre.
Me 3 Nendor te vitit 1443 pas thyerjes se Otomaneve ne betejen e Nishit, niset me 300 kalores trima shqiptare dhe pas 3 javesh me 28 Nendore te vitit 1443 ngren Flamurin e Lirise ne Kruje.
Per njeset e pese vjet Skenderbeu e mbajti Krujen dhe principatat e tjera te lirise te lira. Pas vdekjes se tij me 17 Janar te vitit 1468 merr fund dhe Liria qe paten shijuar Shqiptaret per cerek shekulli. Kruja dhe principatat e tjera rane , por jo ajo e Matit dhe motra e saj Mirdita nuk iu nenshtruan Turkut.
Burgajeti ishte zemra e Matit me 200 shtepi, vendi ku ishte keshtjella e motshme e Principates se famshme Zogu dhe ku dergjej shpirti i ndritur i Mamices, motres se
Skenderbeut. Sipas historise rreth shekullit XV, familja fisnike e Zogut zbriti nga Veriu I Shqiperise dhe zuri vend ne Burgajet te Matit.Zogollet u ngriten kunder turqise dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft Dinastine Zogalliane sundimin e Matit, qe I pari I saj Zogu i Madh dhe me pas Zogu i Vogel.Te gjithe pashallaret dhe bejleret e kesaj dinastie munden me e mbajt Matin jashte sundimit Turk.
Me 1621 kur ne fushe te betejes u vra Abdullah Beg Zogu i dha te kuptoje Sulltanit njehere e pergjithmone se ne Mat zien vetem baruti.
I biri i Abdullait, Ahmeti dhe me pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetem qe mbajten Matin te lire, por ndihmuan krahina te tjera me i shkeput copa-copaprej duareve te turqeve. Pas Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashe Zogu, i cili ne nje beteje u plagos rende dhe u zu rab e u internua ne Turqi.
Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashe Zogu. Ky u be qeveritari i Matit me zonjen e tij Sadije Hanmi, qe e quanin ne ate kohe "Luanesha e Matit".
T. Dilo ne librin e tij "Mbreti i jone ne rinine e Tij", botuar ne Tirane ne vitin 1935, thekson:
"Dhe ne fakt ka qene nje familje shume e degjuar dhe shume e respektuar ajo e Zogut. Ne shume vilajete te Turqise dhe ne qarqet e Stambollit, bashke me Pallatin e Sulltaneve, prej shumeshekujsh, nderoheshin cquarisht djemt e kesaj Familje, te cilet kishin ditur te fitojne simpathine dhe respektin me cilesite e tyre te rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bere nje tradite familjare brez pas brezi."
Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre.
Xhemal Pashau kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren.
Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare.
Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqiperine. Me vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zagu e mori nana e Ahmet Zogut me qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec.
Gazetari, shkrimtari dhe historiani i shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne librin mbi Shqiperine "Europeisk Orient" se:
" Familja Zogu ishte shume e bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe nena e Zogut ishte shume e afte dhe ambicioze, ajo e shihte Shqiperine se shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye te betejes se ardheshme te fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me radhe. Ajo parashikonte djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe me ne fund te vendoste fatin e Shqiperise se panvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte lindur e po brumosej pasardhesi I Skenderbeut".
Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te madhe nga natyra. Ai ishte kureshtare, i matur, serioz i shkathet e mjeshter i perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte pjese ne
kuvendin e burrave. Ata qe e kane njoftur shkruajne se Ahmeti megjithese i vogel nuk permende kurre krahine por gjith shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin Beun e Vogel (sikurse e quqnin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin zgjidhje.Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk donte me e mbajt ne Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te ardhme per gjithe vendin per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per djalin e vogel dhe me gjithe kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne Akademine Ushtarake. Per zgjuarsi dhe pervetesimin e gjere te shkolles. Ai u gradua ne intervale te shkurteta. Prej vitit 1912, Ai jo vetem studionte, por ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej per gjendjen ne Atdhe. Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqiperise dhe fitorja e Xhon Turqeve, shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i armeve te papushuara shqiptare.
Kryengritja e pare e Kosoves, perhapja e saj ne Shkoder, Mirdite dhe Kongreset e Manastirit, Dibres dhe Elbasanit per te drejten e Gjuhes Shqipe. Kryengritja e pergjithshme ne shqiperi dhe si pasoje e saj Autanomija Shqiptare ne Vilajetin e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines qene nxitje e flakes e 17 vjecarit Ahmet Zogu qe te ndodhej ne qender te ngjarjeve qe kishin te benin me fatin e Atdheut. Atdheu po lahej ne gjak, dhe vendi i Tij tashme ishte beteja vendimtare ne Shqiperi
NGA LUFTETAR I THJESHT DERI NE KOMANDANT LEGJENDAR
Ne fund te vitit shkollor me 1912 Zogu u nis prej Stambolli me disa trima te Tij e arriti ne Diber te Madhe ku u prit si nje prijes dhe burre me pondus, u informua mbi gjendjen e vendit dhe vendosi me i be nje visite kortezie Kamejkamit te vendit. Qeveritari Turk priti Beun e Matit, por u befasua kur pa nje djale fare te ri. Ai e permbajti veten kur pa se kishte te bente me nje burre te pjekur, te afte dhe me nje horizont te gjere si per Shqiperine gjithashtu edhe per Turqine. Ne fund te ketij takimi Zogu i tha qeveritarit Turk:
"Perandorija Otomane gabon kur perdore nje qendrim armiqesor kundra aspiratave te Kombit Shqiptare, sidomos pas shpalljes se Hyrietit, mund tr rrjedhin ngjarje te pa pandehura dhe te idheta nga kjo sjellje"
Pasi u kthy ne Sarajen e vet ne mat kaluan jave dhe nga te gjitha anet vinin njerez me e pa dhe me i paraqit besnikerine e patundeshme te fiseve te tyre, ketij djaloshi te ri tek i cili kishin varur shpresat per nje panvaresi te shpejt.
Kur plasi kryengritja e dyte ne Kosove ne korrik te 1912, ajo u perhap shpejt ne Jug. Keshtu qe Turqija u detyrua me pranu kerkesat e shqiptareve.
Shtetet Ballkanike e pane qe Shqiperia do te perfitonte dobi te medha ne saje te armeve te bijeve te saj, e nga kjo frike dhe per faktin qe nuk donin nje Shqiperi te lire me vehte, i shpallen lufte Turqise. Zogu si largpames qe ishte parashikonte kurthin qe shtete
fqinje i thurnin vendit tone, vendosi te mos kthehet ne shkolle ne Stamboll, por te luftoje per bashkimin e gjith Shqiperise. Shtetet Ballkanike iu sulen Shqiperise me i marre nga nje cope. Zogu e kuptoj mire se bashkimi i Shqiperise ishte me e sigurt nen Turqine ne ato moment sesa te binte ne dore te armiqeve shekullor ballkanas. Ky popull qe kishte ndezur kryengritjen e Kacanikut kunder Durgut Pashes, ky popull qe nuk iu kishte trembur vdekjes, ky popull paqedqshes qe i kishte qendruar besnik antareve te Lidhjes Ballkanike sot ishte me ne rrezik se kurre po nga vendet anetare te Lidhjes se Ballkanit.Ky 17 vjecar i pa perkulun i ben nje telegram prefektit te Dibres:
"Mund te mbledh nje fuqi prej 2000 matjanesh dhe jam gati te nisem vete ne krye te keasj fuqije kunder armikut ne Shkoder po te me dergoj qeveria Turke minicion."
Zogu e kishte te qarte strategjine qe do te perdorte. Me ndaluar ushtrite ballkanike me shkel token Shqiptare dhe ne ato vende ku t’i merrte prej Turqise te ngrinte flamurin e pavaresise me Shkodren ne krye.
Pergjigjja e gatshme e Turqise nuk vonoi.Armet erdhen dhe Zogu u beni nje kushtrim malesoreve per te ruajtur tokat e Ilireve nga pushteti grabitqare fqinje. Kalaja e Zogut u mbush me mijera pleq dhe te rinj. Nena e tij e porositi me tregua burreri si te paret dhe bekoi betejen e ardhshme i uroj djalit te dilte faqebardhe ne lufte kunder Karadakut grabitqar. Luftetaret trima u nisen per betejen e madhe nen udheheqjen e Beut te Vogel. Lufta qe e ashper dhe 80 trima matjane dhane jeten ne ate beteje. Ahmet Zogu ne krye te luftes here me komande here me pushke nuk pesoi gje vec xhoka e tij ishte shpuar nga plumbi tej per tej. Kjo beteje eshte perjetesuar me nje kenge epike.
"Ketu do te bej nje krahasim me Heroin Tone Legjendar Skenderbeun."
Ne moshen 18 vjecare Skenderbeu ne krye te nje ushtrije Turke, shtypi kryengritjen ne Brusa te Azize se Vogel. Kjo fitore qe hapi I pare ne ngritjen e grades dhe simpatia e Sulltanit.
Ndersa Zogut iu desh me u hedh ne lufte per Shqiperine ne moshen 17 vjecare, se atehere e kerkoje nevoja e Atdheu.
Me 17 Qershor te vitit 1961, ne New York, z. Vaclovas Sidzikauskas, Kryetar i Asambles te Kombeve Evropiane te Roberuar, thote se emrin e Mbretit Zog e sheh te lidhur ngushte me historine e Shqiperise moderne dhe nga kjo histori vecon e deklalon:
"Personi i Mbretit Zog dhe ai I Skenderbeut pese shekuj me pare na tregojne se c’prej celiku jane bere Shqiptaret".
Serbet iu kishin drejtuar Matit. Zogut i erdhi lajmi, dhe ai caktoi zevendesit e vet ne lufte kunder Malit te Zi, ndersa vete niset per ne Mat me u pre sulmin Serbeve.
Kur Shqiperia ishte ne valen e luftes me shtetet fqinje, erdhi nje lajm tjeter, por gazmor: Ismail Qemal Beu ishte nisur per me shpallur pamvaresine ne Vlore. Zogu tani duhet te linte Matin ne duart te sigurta qe te mos e rrembenit Serbet. Ai edhe ketu zgjodhi trima te zot qe iu betuan se nuk do te lejonin kembe serbi te shkelte Matin. Zogu vendosi me shku ne Vlore pa marre parasysh motin e keq dhe pengesat e turqeve gjate rruges. Ai do te arrinte ne Vlore gjalle apo vdek. Zogu qe delegati i Matit. Kur Ismail Qemali e pa delegatin, djalin 17 vjecar, i mallengjyer e puthi ne balle dhe i tha:
Mirese erdhe biri im. Duhet ta dishe se, per kete pune qe po bejme sot per shpetimin e Shqiperise, kemi pasur per mesues gjyshin tend, Xhelal Pashe Zogun.
Pas shpalljes se pavaresise duhej vepruar shpejt.Ai u kthye ne Mat dhe mblodhi parine dhe i njohti me pamvaresine e vendit, por kjo duhej me u mbrojt me gjak e lufte. Konferenca e 20 Dhjetorit te vitit 1912 e njohti pamvaresine e Shqiperise dhe e emberoj nje komision per administrimin e vendit derisa Fuqite e Medha te zgjidhnin nje mbret. Fqinjet ju versulen Shqiperise perseri. Shtetet e medha caktuan nje Mbret per te vendosur qetesine dhe qeverisjen e Shqiperise. Princi prusian Wilhelm afWied erdhi ne Shqiperi
me 7 Mars te vitit 1913 dhe vendosi me pas si kryeqytet Durresin. Ai u prit me shume enthuziazem nga populli i lodhur nga grindjet dhe grabitjet e fqinjve nga te gjitha anet. Shqiperia perjetonte nje lufte per egzistence si ng grindje e kryengritje te ndryshme, ashtu edhe lufte per pushtet dhe nga influenca e te huajve. Me 15 Maj te vitit 1913 u zbraz Shkodra dhe fuqite e medha moren administraten, kurse me 11 Gusht ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer u caktuan afersisht kufinjt me Greqine. Por shtetet fqinj nuk e respektuan pamvaresine tone. Keshtu qe Princ Wiedi nuk mundi me e ndryshuar situaten fare. Ai nuk e njihte popullin tone, karakterin, zakonet as dhe gjuhen, keshtu qe shpejt e pa qe misioni i Tij qe i pa mundshem ne labirinthin Shqiptare. Ai u largua nga Shqiperia me 3 Shtator te vitit 1914.Lufta e Pare Boterore e gjen Ahmet Zogun ne malet e Matit ku luftonte per fatin e ri te
Shqiperise.Me 1916 terhiqen Malazezet prej Shkodre dhe hyne forcat austriake.Komandanti I ushtrise Austriake August Von Karl kishte degjuar ne Shqiperi ishte nje burre shteti dhe nje luftetar i madh dhe vendosi te hyje ne marreveshje me te. Augusti i propozoi Zogut qe te mblidhte ushtri dhe nen komanden e nje konoleli Austriak te nisej per ne Kruje dhe te lufonin per Austrine.Pergjigjja e Zogut qe koncize dhe e prere. Ai ne vend qe te pranonte ne nje ushtri te madhe ngadhenjyese iu pergjigj Von Karlit:
"Fuqine e kanm gati, dhe do te nisem per ne Kruje brenda dy diteve, do te nisem po, vecse kurre nen komanden e nje koloneli te huaji, dhe ne favor te nje ushtrie qe nuk eshte e vendit tim. Do te punoj dhe luftoj ne emer te Shqiperise dhe, arritur ne Kruje, mendoj me thirre ne nje kuvend te gjithe perfaqesuesit e krahinave tr ndryshme Shqiptare per me formuar Asamblene Kushtetuese per te caktuar fatin e Atdheut. Kush eshte burre Shqiptare, sot nuk duhet te duroje me qe te luhet me fatin tone".
Ai u nis me dy mije trima ne Kruje, por Austriaket e kishin pushtuar.U drejtua per ne Tirane dhe ajo sapo kishte rene ne duart e Austriakeve. Atehere u nis per ne Elbasan, me 14 Shkurt merr Durresin, ku midis brohoritjeve entuziaste ngren Flamurin e Skenderbeut. Po keshtu veproi te dergoje nje fuqi kombetare per te zene Fierin, Lushjen dhe Beratin.
Elbasani e priti prijesin dhe lutetarin e pa trembur me brohoritje te zjarrta. Pa u clodhur mori dy zyra per administrate, mblodhi disa intelektuale te zot dhe vendosi te mbante nje mbledhje ku do te formonte Asamblene Kombetare.
Ushtrija Austriake u befasua dhe nuk dinte se si t’ia bente ketij kryetrimi dhe politikani qe ngriti ne kembe gjithe Shqiperine. Me e eliminuar u dilte keq. Ata u munduan me e integru ne ushtrine e tyre. I akorduan graden e kolonelit ne ushtrine austriake, i premtuan pasuni, i afruan gjithecka qe mund ti afronin nje prinjesi, vec se ky te hiqte dore nga planet e tija. Ahmet Zogu kishte urdher te caktuar, per te nuk kishte pasuri, grada ne bote
qe t’ia shuante zjarrin e dashurise per Atdheun.Austriaket e pane se me cilin kishin te benin dhe sabotuan Asamblene e Elbasanit duke penguar delegatet me pretekst se kishte rene semundja e koleres ne ate qytet.
Zogu nuk u demoralizua.Kauza e Tij nuk ndaloi perkundrazi titanik vazhdoi misionin qe i kishte ngarkuar vehtes per Atdhe.
Ahmed Zogu iu pergjigj thirrjes se August Von Karlit per nje takim te ri ne Shkoder. Zogu e sfidoi dhe njehere komandantin Austriak ne mes te ushtrise se huje tude i thene:
"Austria kishte ardhur ne Shqiperi si libruese, e pra, ishte mike e Shqiperise; ghe nuk kuptoj se me c’te drejte ajo perzihet ne punet tona te bredshme; dhe nuk kuptoj se si administrata e vendit te mos jete ne duart dhe kontrollin e Shqiptareve".
Ky qendrim e acaroi dhe me shume gjendjen, por dhe kesaj iu gjet nje zgjighje elegante.
Kur, me 21 Nendor te vitit 1916 vdiq Franc Jozefi dhe ne fron hypi Perandori i ri Karli i
Pare, Zogu perfaqesoi nje delegacion shqiptare per ti parashtruar Atij homazhet e Shqiperise.
Zogu u prit si nje kryetar shteti. Kur Karli I e kuptoi qe Zogu po pergatitej me e kthy ne atdhe atehere ndryshoi puna. Ata i parashtruan Zogut me shume takt se prania e Tij ne Shqiperi, do te pengonte veprimet ushtarake te Austrise ne Shqiperi, dhe i premtuan
graden me te larte. Zogu protestoi:"Une kam ardhur ne Viene si delegat i Kombit Shqiptare dhe jo si rob, asnje grade dhe pasuri nuk kane vlere per mua".
Zogu mbeti ne Viene deri ne mbarim te luftes se Pare Boterore. Koha e qendrimit te Tij ne Viene qe shume e dobishme. Ai mesoi shume, u stervit ne artin luftarak, lexoi historine dhe gjuhen gjermane…
Ne Austri pregatiti nje plan per pamvaresine e Shqiperise. Kur u neneshkrua armepushimi me 11 Shtator1918, u vendos qe ushtrite aleate te qendronin ne Shqiperi derisa te caktohej fati i saj ne Konferencen e Paqes ne Paris.
Pas dy vjetesh mergimi ne Austri u kthy perseri ne Shqiperi me nje bindje te pa tundur se i vetmi shpetim i Shqiperise ishte pregatitja e nje Kongresi te Madh Kombetar per te diskutuar gjendjen e mbrendshme dhe te jashtme dhe per te marre masat adekuate decisive per clirimin e vendit.
Keshtu u vendos me u mbajt Kongresi i Lushjes me 21 Janar te vitit 1920. Situata ishte shume e veshtire. Ushtrite e huaja ishin kudo, bile komanda ushtarake e Italise vrau patriotin me te pakompromentuar Abdyl Ypin. Kjo qe perpjekja e te huajve me ndaluar dhe me prish planet e ketij Kongresi sikurse bene me ate te Elbasanit para disa vitesh. Vendosmeria e Zogut dhe e patrioteve te tjere bene qe ky Kongres te vazhdoje punimet nen mbrojtjen e sigurt te Ahmed Zogut.
Shkrimtari Milto Sotir Gurra ne librin "Themelet e patriotizmit shqiptare" botuar ne vitin 1933, e ka cilisuar Ahmet Zogun si "Shpirti i Kongresit te Lushjes".
Ne ate Kongres qe vazhdoi deri me 9 Shkurt, u proklamua themeli I shtetit te pare Shqiptare. U zgjodh kryetari i Kongresit Aqif Pashe Bicaku.
U hartua nje note e rrepte proteste kunder forcave aleate qe synonin ta coptonin Shqiperine. U padit qeveria e Durresit me Esat Pashe Toptanin qe perkrahej nga te huajt dhe qe nuk perfaqesonte aspiratat e popullit Shqiptare. U zgjodh Keshilli i Larte (Rregjenca deri ne vendosjen e nje Mreti). Ne ate keshille u zgjodhen patriotet me te afte, me eksperience dhe urtesi dhe qe perfaqesonin te gjitha shtresat e relihjionit shqiptare. Imzot Bumci katolik, Aqif Pashe Bicaku bektashi, Sotir Peci ortodoks dhe Abdi Toptani Musliman. Ne Kongres ishte perfaqesuese e gjith Shqiperia me nje shumice te konsiderueshme delegatesh, prandaj u zgjodh dhe qeverija e re me ne krye Shkelqesine e Tij Sulejman Delvinen, Ahmet Zogu minister i puneve te Mbrendshme, Mehmet Konica i
Puneve te Jashtme, Hoxha Kadriu i Drejtorise, Ali Riza Kolonja i Luftes etj. Kryeqytet provizor u caktua Tirana. U zgjodhen dhe anetaret e Senatit.
Delegatet e Kongresit do te qendronin ne Lushje deri sa te vendosej qeveria ne Tirane.
Parlamenti i pare i Shqiperise se pamvarur u mblodh me 27 Mars te vitit 1920.
Zogu ishte zgjedhur ne postin me te veshtire meqe ishte i vetmi qe kishte treguar nje vetmohim te pashembullt si ne pregatitjen e Kongresit dhe te mbrojtjes se tij, por edhe ne te gjitha perpjektet me lufte, zotsi, urtesi dhe diplomonci qe ne moshen 17 vjecare, pa ndaluar rugen per clirimin e Atdheut. Delrgatet e kishin te qarte se Ai ishte i vetmi qe mund te siguronte zbatimin e vendimeve te Kongresit dhe ruajtjen e gjithe Shqiperise.
Zogu u zotua se do te nisej per Tirane dhe kur ta merrte Tiranen do te pregatiste qeverine qe te instalohej atje. Megjithe keshillat e mjaft delegateve qe te mos nisej aq shpejt, sepse rruget ishin plot me ushtri te huaja, ai nuk u mprapsht.
Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe mitralozave te nje fuqie ushtarake te huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi Ministrin e Puneve te Mbrendshme te Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa se ndryshe do t
e perdorte forcen. Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj:"Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin tim".
Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be nje krim.
Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane.
Ne Shijak prap nje natalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do t kaloj". Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje urdher te shenjte ne vend.
Rruga per ne Tirane qe shume e veshtire per Ministrin e Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte kushtuar rinine dhe jeten vec Shqiperise.
Qeverija Kombetare u vendos ne Tirane dhe minjihere i deklaroi te gjtha qeverite e tjera qe sundonin ne Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e Atdheut me kufinjt politik te 1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende.
Edhe pse Konferenca e Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu dhe Jugosllavet mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte ne duart e Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet gjeten nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka Gjonin dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundua. Ata paguanin agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar me iu bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut te percare me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare nuk carmatosej kur jepte fjalen.
Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte garanti i saji.
Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e dinte qe pa shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54 shkolla neper qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i korces. Ishte nevoje e ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe administratoreme shkolle te larte perendimore.
Per kete arsye qe nga Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin derguar ne universitetet e Frances, Italise, Austrise dhe Gjermanise.
Nje dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be nje atentat nga studenti Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai tregoi nje gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje alarmi. Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale.
Herman Berstein, minister i SHBA ne Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e tij:
"Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim kete plan te kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen mendjen se po te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri i tij do te kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te 1923, ndersa Zogu ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese, Beqir Valteri ju vu dhe shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy here ne dore dhe ne kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese. Delegatet e Asamblese shikuan me sy te caroditur, kur Ai me ngadale u ul me gjakftohtesine me te madhe ne vendin e sekretarit. Zedhenesi i Parlamentit, i frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere ishin ne pikun e panikut te pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u ngrit ne kete cast dhe nisi te flase:
"Keto gjera, - u tha ai delegateve me qetesi, - shpesh here ngjajne, ne nuk i
dijme se jur dhe ku: pra merreni kete gjendje me qetesi dhe rregull".
Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis per ne shtepine e vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se shpejti Ai u sherua fare dhe pas atentatit doli ne skene".
Kur kishte kalur nje muaji, ne nej rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, I kishte vrare ne Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut do te behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje Noli me nje fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te Shqiperise me revolucion.
Nje komision me 10 prefektura vendosen me pergatit nje kryengritje dhe me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe me 10 qershor te 1924 kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija dhe Zogu menduan me e lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte vlavrasje dhe do te ishte ne dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur me e shkaktuar trubullira te tilla.
Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne Itali, me shprese se vendi do te gjente bnje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per keto arsye u nis kjo kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht Revolucioni i Qershorit te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe dhe ndryshon krejt nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen, administraten, sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe sipas gjournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar Zavalanit, thuhet ae qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete folenist dhe antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore).
Ne krye te qeverise u vu Bishkop Fan Noli. Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj Tajar Zavalanin:
"Rralle ne histori shpresat e nje populli u tradhetuan me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjehere se opozita radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin se bashku pse ishin kundra disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program konstuktive reformash administrative, ekonomike dhe shoqerore".
Sulejman Delvina qe beri pjese edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi qendrimin e qeverise keshtu:
"Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane gjepura".
Deshperimi me i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u tregua me pak revolucionar se te gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe nje mjeshter i letersise por nje diletant i politikes.
E ashtuquajtura Qeveria Revolucionare e Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme. Qeverija Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar reformat qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose ne legalizuar pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe i kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te lypur nje hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine, kurse tani ai u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se ishte i zgjedhur nga populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar qeverije, por me i dhene hua jo se jo.
Nuk munden me lene pa permendur fjalet e zjarrta thumbuese te ketij briljanti te gojes qe kete here qene fatale per te e per popullin. Aty Noli tha:
"Demokracia eshte mashtrimi hiprokit i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e lira nje komedi; buokracija e Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat….."
Ai i vuri nje damke te zene Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme:
"Keshilli dhe Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane duke prodhuar flluska sapuni".
Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte peskuar miza e hakmarrjes shqiptare dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njhti Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta marridhenie diplomatike.
Me krijuar ne qender te Europes nje qender propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen tmerrin e Revolucionit Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje.
U dha kushtrimi ne kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit, bile qe diten qe zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik.
Njohja e Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten nderkombetarete Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne disfavor te saj.
Ahmed Zogu me shoket e tij ne Beograt, ndegjonin me keqardhje se si u kandadis vendi i tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per vehte dhe per neve. Zogut ia lane duart e lira te pregatitej nese mund ta ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe ishte ne shkaterrim.
Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin luajtur nje rrol te madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet Verlaci, Koco Kota, Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te tjere.
Me forca te emriganteve shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa qe dhe luftetaret e sprovuar dhe te vjeter u mahniten nga kjo stragjeti e kolonel Ahmet Zogut. Ai porositi kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene mundesi qe te mos vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur.
Shkelja e Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk gjeten ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram Currit ne Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u bashkuan me cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri ne Tirane ne krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u proklamua si dita e "Triumfit te Legalitetit".
Per me e pershkruar kete ngjarje tragjike por te pa anshme ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e Fan Nolit per fatin qe pesoi "revolucioni" i tije. Ne nje leter qe shkruan Noli me dore te vet, tregohej fare sinqerte:
"Duke ngul kembe qe te behej reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke mos zbatuar reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen eturmave katundare". "Kthimi i Ahmet Zogut dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim politic se te gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku". (sipas Zacalanit).
Sapo erdhi Zogu u proklamua kudo qe te mos hakmerrej askush dhe te zbatohej rregulli dhe qetesija, nenpunesit qe ishin te qendronin ne detyrat e tyre, po ashtu dhe oficeret e ushtrija qe ishte te mos trembeshin se nuk do te kishin pasoja edhe pse kishin sherbyer nen Fan Nolin.
Me tu qetesuar vendi kolonel Ahmed Zogu tregoi fisnikerine e tij, patriotizmin, bindjen para ligjit, dhe pas 10 ditesh sundimi si komandant i pergjithshem i operacionit ushtarak dhe fitues pa gjak, xhveshi rrobat ushtarake, dorezoi shpaten dhe pushken, dhe ia leshoi fuqine ne dore Keshillit te Larte te Rengjences me 4 janar te 1925.
Xhafer Ypi si anetar i Keshillit te Larte ja ngarkoi barren kabinetit te ri Ahmet Zogu, ketij shpetimtari dhe ringjallesit te shpresave kombetare.
REPUBLIKA SHQIPTARE
Me 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqiperia u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me nje president me dore te forte.
Kushtetuta e Republikes qe hartuar sipas asaj Amerikane , poe natyrisht duke iu pershtat Shqiperise.
Shqiperia ishte krejt per toke. Nuk kishte asgje. Luftat, pushtimet, semundjet kishin bere kerdine ne Shqiperi. Duhej nje rregjim deri diku autoritar. Keshtu ishte dhe ne shtetet fqinje.
Me 25 janar te 1925 Shqiperia u shpall Republike.
Me 31 janat te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun te parin President te Shqiperise ne mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit qe s’baronte me thirrjet: Rrofte Presidenti! Rrofte Ahmet Zogu! Gjithe bota u lajmerua dhe filluan me njoht Shqiperine dhe me derguar perfaqesuesit e tyre. Keshtu filloi dhe ndihma ekonomike dhe firma te huaja me ardhe ne Shqiperi se shihnin nje stabilitet dhe nje njeri te vendosur qe ishte ne krye te vendit.
Zogu kishte shume detyra te medha per te bere. Se pari te krijonte nje admistrate te rregullt, nje fuqi policore per te vene qetesine, gjykata dhe ligjet moderne, zhdukjen e analfabetizmit, qe ishte rrenja e gjithe se keqes, spitale dhe lufte kunder semundjeve ne mase si loleres, vendosjen e qetesise, shtrimi i fiseve dhe bajraqeve qe nuk donin me iu nenshtruar nje qeverie moderne te kohes se tij.
Shqiperia ishte shume e verfer. Keshtu qe Zogu iu desh nje shtet mik per me i kerkuar ndihme immediate. Kjo u be Italia. Tjeret shtete per rreth na kishin pushtuar shume vende, dhe nuk ishin te qete, por donin me ndez fesat mbrenda per me na henger fare.
U pakesua ushtrija kombetare, me qe shkojshin shume shpenzime. U krijuar gjindarmerija dhe si inspektor i saj u emeruar koloneli i ushtrise britanike Sterling. Zogu nuk donte me u lidh kembe e koke, vec me Italine, prandaj merrte oficiere dhe keshilltare nga vende te tjera perendimore. Qellimi ishte me krijuar nje qetesi civile dhe kjo u arrit deri sa ate kohe e kujtojne njerezit e thone: "Si qetesia e kohes se zogut mbahet mend". Ushtrija dhe gjandarmaria ishte e vogel, por shembullore. Filluan kerkimet per nafte midis Vlores dhe Beratit. U hap Banka Shteterore Shqiptare. Shqiperija filloi me ec ne rrugen e ndertimit dhe te perparimit me ate takatin qe mund te kerkohej per ate kohe.
MBRETERIA SHQIPTARE
Me deshtimin e vajtueshem te qeverise se Nolit, u kuptua shpejt se Ahmet Zogu ishte njeriu i caktuar nga fati per te ndertuar Shtetin Shqiptare te pamvarur qe kishte mbetur i sakatuar nga rrenimet e Luftes se Pare Boterore.
"Mbreti Zog ishte ne lartesine e duhur dhe njeriu i cilesuar per ta udhehequr vendin qe natyra dhe traditat e popullit shqiptare kerkonin".
Keshtu ka deklaruar Hug H. Grant, ish-minister i SHBA ne Oborrin Mbreteror Shqiptare.
Pasi kishin kaluar 3 vjet Shqiperia Republik, njeresit politikane deshen me i dhene vendit nje legjimitet, dhe nje autoritet me me baza dhe duke e krahasuar me vendet qe na rrethonin, me nje fjale dhe me u mat me ata me ate pondus. Nga ana tjeter ishte vendosur ne Lushje nje Keshill Regjent qe ne nje te ardhme me te qete te gjindej nje mbret. Ajo kohe qe koha me e ndritur e historise tone kombetare. Tani po fryente era e pese shekujve te lavdishme histarike tradiocioanale, ku principatat e ndryshme caktuan nje kryeprinjes, nje trim qe doli ngadhenjyes ne lufterat kunder grabitqare te huaj; turqeve otomane, sic ishte atehere Skenderbeu.
Me 7 qeshor te 1928 ne mbledhjen legjislative te dy dhomave te deputeteve dhe te senatit vendoset nje zeri shtimi i nje paragrafi ne nenin 141. "Rishikimi i pergjithshem i statutit i perket vetem Asamblese Kushtetuese". Sipas artikullit 47 te dekretoheshin zgjedhjet e reja per Asamblene Kushtetuese.
Zgjedhjet u dekretuan me u mbajt me 17 gusht 1928. Nje asamblist duhej per 15,000.00 fryme. Kjo zgjedhje nxorri 58 deputet. Siapas popullsise Berati 7, Dibra 6, Durresi 6, Gjirokastra 9, Elbasani 6, Korca 9, Kosova 4, Shkodra 8 dhe Vlora 3.
Asambleja e re u mblodh me 25 gusht te 1928 dhe te gjithe perfaqesuesit folen per secilin rreth elektoral qe perfaqsonin duke paraqitur deshiren e popullit.
Mbledhja e katert me 1 shtator te 1928 u hap ne oren 9 te mengjesit. Seanca hapet nga kryetari Pandeli Evangjeli. Gezimin dhe entuziazmin qe ndienin perfaqesuesit ne ate salle do ta pershkruej me fjalet e deputetit te Shkodres K. Mjeda:
"Zotnije! Ne kete stine 5 shekuj me pare, misat e popullit ishin mbledhur ne Lezhe; ne vendin historik per me i dhuruar te Madhit Skenderbe kuroren e Shqiperise, edhe sot Asambleja Kushtetuese eshte mbledhur per me i dhuruar Shpetimtarit te Kombit Kuroren e Mbretrise te te Madhit Skenderbe……(duartrokitje dhe brohoritje ne sallen e asamblese). Cou Leke, cou Pirro…cojuni o burra shqiptare, afrohuni ketu, e Ti o i Madhi Skenderbe shih dhe gezou se shqiptaret e cuan deshiren tende ne vend, qe Ti pese shekuj me pare deshte me e bere. Oh ! Skenderbe! Ne kete minut, sternipi yte, Zogu, po zen vendin tende, qe vete, me gjoks te vet e shpate te vet e fitoi. A je kund Naim, po ti Vaso, ku je, eja ketu e nxjerr nja dy vjerrsha prej zemres tende dhe tregoi botes se populli shqiptare qe ka ruajtur gjithmone fronin e te Madhit Skenderbe, sot po krenohet, po lertesohet me te madhin Zog, Mbretin e Shqiptareve, Oh c’dite e fatbardhe, oh c’dite e gezueshme per gjithe popullin shqiptare mbrenda dhe kudo qe gjindet.
Ne kohera me te rresikshme qe ka pasur Shqiperia, ai djale i ri rrezikoi jeten e vet, por vetem e vetem si te shpetoje Shqiperine. Ne kohen e Luftes Ballkanike, djali i ri len shkollen e erdhi ne qytetin historik te Lezhes, aty ku eshte varri i Skenderbeut dhe betohet se nuk do te la qe te humbi Shqiperia! Ky eshte zotnij Shpetimtar i Kombit! Njaty eshte Pirroja, njaty eshte Leka i Madh, njaty eshte Skenderi, te cilet bashke jane mbledhur me i dhuruar kunoren e te Madhit Skenderbe, sternipit te tij Ahmet Zogut…
(Brohoritje e duartrokitje te gjata)".
Asmbleja Kushtetuese shpalli njezeri Shqiperine Mbreteri Parlamentare, Konstitucionale Demokratike dhe te Trashegueshme.
ME 1 SHTATOR TE 1928
Pasi delegatet uruan njeri – tjetrin per ligjeratat e ndryshme kuptimplote, zgjodhen nje komision me i paraqit Ahmet Zogut nje Vendim te Posacem me kete permbatje:
"Asambleja Kushtetonjese e mveshur me fuqirat sovrane te kombit, e aspinuar prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale t’Atdheut, ne mbledhjen me date 1 shtator diten e shtune ne oren 9 e 12 minuta me nje ze e me nje shpirte zgjedh e proklamon: Mbret te Shqiptareve (Zogu i I) birin te dalur prej gjirit te vet Shpetimtarin e Kombit "Ahmet Zogun" i zbritur prej familjes se famshme Shqiptare "Zogu".
Pranohet .
Duartrokitje te papreme.
Komisioni u perbe prej 17 vetash nga dy per cdo rreth elektroral.
Ne oren 5 mbasdite te 1 shtatorit paraqitet Nalt Madhnija e Tij, Zog I-Mbret i Shqiptareve para Asamblese Kushtetuese dhe ne mes te brohoritjeve te pa ndaluara
betohet sipas Statutit te Shtetit Shqiptare.
Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po permend disa fraza:
"Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta duke u uruar sukses Juve Eterva te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok, bashkepunetor te idealit te perbashket.
N’asht se ne fjalimin T’im nuk do te gjeni fjale te medha te kreneve te ndershme te stolis ma krenore mos u cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit Shqiptare, ne te cilin titull qofte, "shembelltyren besnike te popullti dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund te krijone nje shtet. Mbas sodi tedyren e kemi me te rende, se duhet t’i deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje detyre historike…"
Verbi Mbreteror u be "Atdheu mbi te gjitha". Kete fraze shume kuptim plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte dhe ne veprimtari derisa dha shpirte.
FILLIMI I PUNES PER NGRITJEN E NIVELIT TE JETES
Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin per pushtet, p.sh. kryengritja e Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te hyajve e Esat Pashe Toptani, Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu dhe me Fuqite e Huaja. Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri ne fund te vitit 1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i dhene shans Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi.
Shqiperija qe shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke. Pra nuk pati as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje nga shkaqet penguese per nje zhvillim.
Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u zgjodh me qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me filluar nje rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i personit, sigurimi i qetesise publike, i papunesise etj.
Me mencuri dhe zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer per nje kohe shume te shkurter, si me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar dhe te pershtatur per traditat dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une besoj se nuk gaboj me e quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore.
Me shpalljen e Mbreterise, sikur populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si duket ajo enderr, qe ruanin ne shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje realitet. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me besuar se pas asaj apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi me ne fund me u kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se shpejti dhe neve do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e perparimit dhe te civilizimit.
Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te gjithe sektoret e jetes. Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter, sepse kishin besim ne nje burre shteti, ne nje Mbret qe edhe pupolli tani kishte besim te madh ne te. Ketu dua me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne cdo sektor, natyrisht ne shkalle te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe sikurse thash me pare dhe niveli arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me bursat e shtetit per te studiuar qe te krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit. Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Numri i shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681.00 dhe i mesuesve ne 817.
Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i nxenesve te shkolles fillore u rrit ne 56,634.00. U hapen me shume shkolla te niveleve dhe profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajsa, u happen kurse edhe per me alfabetue, edhe per me mesuar profesione te ndryshme.
Dergoheshin per studime jasht shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400 studjonin jasht shtetit ne shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e mesimit u permiresuan. U formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u zgjodh ai i Elbasanit, me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka quajtur me te drejt "gjuha e mushkes". U hapen edhe konvikte prane shkollave me u dhene mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te mesme.
U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te rinjve amerikan, gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces u zgjonua, konviktet ne Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan 1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276.00. Keto qen disa shembuj.
Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u ngrit natyrisht me ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidjet me krahinat e kadundet ishin te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu qe filloi riparimi i rrugeve, hapja e rrugeve te reja, ngritja e uarave.
Ato 1,500.00 km rruge qe ekzistonin ishin shume te pasigurta dhe qe duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te reja. U ngriten 100 ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10 metra. Programi i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve, urave, kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjat kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 4000 ura, u happen shume rruge, u asfaltuan rruge qe lidhinin gjithe qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te mire.
Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si Tirana, Shkodra, Vlora, Korca dhe Gjirokastra.
Ndertimi i Kryeqytetit filloi ne stilin perendimor. Vlen te permendim gjashte pallatet e bukura te ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare, bulevardi i bukur, lulishtja ne sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me shume pavione etj.
Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te rregullimit.
Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u installu 2655 familje imigrante nga krahinat e pustuara te Shqiperise. Shteti u dha 60071 dylym toke. Shqiperija beri lidje diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe turistike me shume vende te botes.
Shqiperija me te drejt pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te njejta perfaqesi sikurse shtetet e perparuara.
Dua te permend se ne vendin tone ka pasur ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922, Franca 1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925, Rumanija 1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne vitin 1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend per kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6 konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances, ne Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2.
Keto tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture dhe turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke nevoje me pas kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel, e varfer dhe shume e prapambetur.
Krahasoje me kohen e pas mbarimit te luftes e deri me sot. Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te vlefshme te funksionit te Monarkise. U aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te adaptuar nga me te perpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat me te cmushme te periudhes se pamvaresise ne kohen e Monarkise. Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj.
Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej Shqiperi, me ate fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak dhe burg, ishte nje mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne pershendetje te perfaqesise se "Gruas Shqiptare" me 10 dhjetor te vitit 1929 Mbreti u shpreh keshtu:
"Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte kjo dite kur po shoh para Meje, Ju Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra per urimet qe me beni. Ju cfaq kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me ndryshuar jeten shoqerore.
Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje, si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta tregoje kurajon e saje per ti sherbyer ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere organizimi qe kemi filluar do te mbetet mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te paraqisi elegancen dhe nderin, por edhe te jete nje element i dobishem per patriotizem".
Kryetarja e delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: "Nena Mbreteresh i dha gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes".
Mbreti i pergjigjet:
"Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin.
Nuk duhet t’a quani Familjen tone jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e ketij Atdheu; burrat e kesaj familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat e juaja dhe Nena eshte Nena juaj. Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit. Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati per nevojat e tij dhe per intersin e Kombit".
Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e "Gruas Shqiptare" me moton: "Skllavja e Cliluar". Zbulimi i fytyres se gruas u be me ligj. Filloi heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe shesh femren shqiptare te lire pas kaq shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde qe simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe paragjykimesh te trasheguara prej sundimit te huaji.
Emancipimi i gruas u be dhe me ligj.
Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene shembull qe shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i kishin hequr ato rrobet se kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga (civilizuar).
Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat, sistemi monetar, monopolet, huanat shteterore edhe pensionet.
Persa i perket pensionit qe ishte nje gje e pa njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te Lushjes, por per arsye te lufterave dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e shetit linin 5% te rroges per pensionin.
Pensionet paguheshin, por e drejta me dale ne pension nuk qe rregulluar. Por me
3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria e Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike.
LUFTA PER MEKEMBJEN E EKONOMISE KOMBETARE.
Shiperija ka qene dhe eshte nje vend agrar, por e mbetur ne shkallen me te ulet te asaj kohe, ne krahasim me te gjithe vendet e Europes. Nga vitet 20, kur Qvererija e Lushjes mori legjimitet, filloi hapi i pare drejt nje ngritje, por me shume ngadale.
Ne fillim, ne kohen e Repuplikes, u krijua Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve, por me 12 frur te vitit 1929 u nderrue ne Ministrine e Ekonomise Kombetare. Filluan me u kultivu a dritherat te zgjedhur, dhe filluan me u marre farera nga jasht. Banka bujqesore e sapokrijuar filloi me dhene ndihma per kultura te ndryshme.
Shqiperia, ky vend i varfer, i posa dalur ne drite, filloi me u perzie me boten e madhe. Ajo mori pjese me prodhimet e saja ne ekspozitat e ndryshme te asaj kohe qe mbaheshin neper bote: si Panairin Nderkombetar te Arteve dhe teknikes ne Paris, ne Panairin Nderkombetar te Budapestit.
Qeveria filloi me ndihmuar bujqerit me vegla punimi te bleme nga jasht si me 1929 u blene nga Greqia 4000 parmenda dhe 200 trina hekuri, kurse nga Cekosllovakija 1400 parmenda dhe 150 trina. Me vone filluan me u ble makineri me te avancuara.
Filloi kultivimi i ullirit me 1934 me 46500 rrenje kurse me 1937 me 38,105,000.00. Kultivimi i duhanit u zhvillua ne menyre me te studjuar. Filloi nje aktivitet eksperimentimi ne te gjithe sektoret e bujqesise, blegtorise, bimeve industriale etj.
Ne vitin 1929 u ngriten 8 stacione meteorologjike. U hapen shkolla bujqesore. Ne Lushnje u hap nje shkolle bujqesore, Fidanishtja Shteterore u ngrit ne Laprake, Instituti Zooteknik ne Xhafzotaj etj.
Qeverise i duhej te luftonte kunder semundjeve te ndryshme qe ishin perhapur ne Shqiperi, per arsye te vobektesise dhe te prapambetjes.
Gjendja shendetesore ishte si mos me keq. Spitalet i njihje me gishta, kurse specialiste kishte vetem 50 ne vitin 1920. Gjate rregjimit Mbreteror u happen spitale neper qytete kryesore, dispanceri ne vende me te vogla dhe abulanca, ambulanca antiveriane, stacione antimalariken, qendra higjenike, loboratore bakteriologjike, ingjineri sanitare, mami dhe agjenta shendetesore. Po ashtu edhe mjeke te shkalleve te ndryshme si: mjek i posacem, mjek i bashkise, mjek komunal dhe mjek qeveritar.
Lufta duhej drejtuar semundjeve te zakonshme, por me shume kunder semundjeve ngjitese si per njerezit, ashtu edhe per kafshet. Malarja bente kerdine ne Shqiperi. Ne analizat e nxenesve te Gjirokastres, Durresit, Vlores dhe Beratit ishin mbi 55 perqind me symptoma te malaries, kurse ne Gjirokaster deri ne 90 perqind. Me ndihmat e miqeve te huaji te Shqiperise u be nje lufte e sukseshme kunder semundjeve ngjitese. Me krijimin e Institutit antimalarik nen drejtimin e Fondacionit Rrokfeler dhe te specialisteve shqiptar, si dr. Ashta, u hapen dege te ndryshme ne shume qytete.
Pervec sherimit me ilace luftoheshin dhe folete e mushkonjave. Sipas analizave qe u bene ne vitin 1938, perqindja e femijeve me symptoma te malaries kishte zbritur: ne Tirane nga 42% ne 11%, ne Berat, Vlore dhe Durres ishte pergjysmuar. Keshtu qe ne nje kohe kaq te shkurter u korr nje sukses gati i pabesueshem.
Edhe lufta kunder semundjeve te kafsheve shkonte paralel. Shqiperija kishte 6 milion bageti te imta dhe te trasha me nje vlefte prej 100 miljon franga ari qe ne vitin 1927. Por keto ishin me nje numer te madh semundjesh. Ministria e Ekonomise mori masa profilaktike nepermjet dispanserive veterinare duke vaksinuar dhe shpernda ilace.
Tregtia u garantua me ane te Kodit Tregetar. Por meqe ishim pa fabrika dhe pa punishte te medha nuk mund te flasim per tegeti, por edhe kjo filloi me ate takatin e kohes. Me teper prodhime blegtorale eksportoheshin per te importuar lende te pare te industrise se lehte dhe farera te zgjedhura.
Jemi ne vitet 30, kur ne Bote filloi depresioni ekonomik. Ky depresion solli sisteme te rrezikshme ne Bote qe do te shkaktonte tragjira gjyshekullore, sikurse e perjetuam edhe ne. Shqiperija kishte hyre ne rradhen e vendeve te qyteteruara sapo filloi pununen Qeverija e dalur nga Lushnja. Ministri i Puneve te Mbrendeshme Ahmet Zogu propozon dhe me 30 djetor te vitit 1921 themelon Kryqin e Kuq Shqiptare dhe me 2 gusht te vitit 1923 u be anetar i Kruqit te Kuq Nderkombetar. Me themelimin e Monarkise, parlamenti caktoi si patroneshe te Kryqit te Kuq Shqiptare, Princeshen Sanije. Nen kujdesin e Kryqit te Kuq u happen shkolla, jetimore, streha varferore, azilet e para te pleqeve, ndaheshin dhe gjella per te varferit ne disa qendra.
Aktivitetet sportive nuk mbeten pas. Shqiperia filloime marre pjese ne kampionatet e ndryshme te lojrave. Vlen te permendim kampionatet e futbollit, notit, ciklizmit, atletikes se lehte. Ne vitin 1932 Shqiperia u pranua si anetare e FIFA-s. Ne vitin 1933 mori pjese ne lojrat olimpike te Ballkanit ne Athine, me 1934 merr pjese ne garat e Sofias. Si patronashe u zgjodh Princesha Myzejen.
Artizanati Shqiptare filloi nismen e tij. Filluan te dalin ne drite mjaft punime artistike, dekoracionale, piktura, skulptura fotografimi etj. Me 24 maj te vitit 1931 u organizua nje ekspozite e artit ne Tirane. Dy shkolla u happen ne Tirane, njera e vizatimit dhe tjetra e Institutit Teknik. Shqiperija u perfaqesua ne Ekspoziten e Parisit me 12 vepra te punuara nga nxenesit e shkolles se vizatimit.
Me punen e palodhur te motrave te Zogut filluan me u fotmua kore, orkestra dhe teatro. Tearti shqiptare nisi te veproje si nje foshje e njome qe kerkon te gjeje fushen e artit te vertete. U vune ne skene edhe pjese te veshtira.
Per te krijuar nje imazh te mire per turizmin filluan me u botuar broshura te bukura nga natyra shqiptare me ane te Entit Shteterore te Turizmit. Se pari u moren masa legjislative. U hartua Kodi per mbrojtjen e rrugeve dhe te qarkullimit. Shume perparimtare qe edhe dalja ne qarkullim e Kartes se Turizmit. Kjo i jepte turistit, si te mbrendshem ashtu dhe te jashtem nje perkrahje dhe informacion shume te dobishem. Ishte e shkruar ne frengjisht dhe shqip. U krijua edhe nje statistike per hyrje dhe dalje te turisteve.
Po marr nje shembull per vitin 1936; Numri i vizitoreve te huaji ishte 3742 veta, numri I diteve te kaluara ne Mbreteri 10559 dite, diviza si kapital qe ka hyre ne Shqiperi nga keta 125708 franga ari.
U bene lidje me shoqata turistike nderkombetare si: Qendren Nderkombetare te Turizmit, Unionin Internacional dhe Organin Zyrtare te Propogandes per Turizem, Zyra Internacionale e Shkembimit Aleancave Internacionale e Hoteleve dhe Aleanca Internacionale e Turizmit.
U shkembyen perfaqesi turistike me Parisin, Vienen, Amsterdamin, Londren, Athinen, Pireun dhe Dubrovnikun. U lidh nje linje e rregullt Shkoder – Dubrovnik. U lidhen marreveshje me shoqerite e flotave per vizita me vapor ne portet shqiptare e anasjelltas. U kryen 3 filma dokumentar mbi vendin tone. Filluan botime dhe afishe ne gjuhe te huaja.
Ne cdo hap shesh se vendi yne kishte hyre ne rrugen e botes se zhvilluar. Edhe pse neve ishim te varferit dhe me te prapambeturit, jo per fajin tone, por te roberise shume shekullore, prap nuk deshem me u demoralizuar dhe me vazhduar sikur qeme.kurre ndoshta populli me pare nuk kishte pare automola, tani u krijua dhe Klubi Turistik dhe Automobilistik Mbreteror. U bene lidhje me shoqata dhe klube nderkombetare.
SHTYPI I EPOKES ZOGISTE
Mund the thuash me plot te drejt dhe bindje se shtypi pati lulzimin me te vrullshem se asnjehere.
Censura Shqiptare nuk funksiononte si ne Gjermani dhe Itali.
Regjimi i Shqiperise nuk kishte nje monopol ideologjik, si keta dy vendet qe permenda, si Gjermanija dhe Italia qe ishin shtete partiatike dhe me nje diktature policore. Keshtu qe ne Shqiperi botoheshin shume libra dhe gazeta. Edhe nga jasht hynte mjaft materiale i cdo ideje, bile fatekeshisht dhe propogande komuniste, qe me vone i hengri koken vendit dhe popullit gjate me shume se 50 vjet.
Ketu dua me permend disa gazeta dhe revista te ndryshme sepse ato jane riperteri pas 50 vjetesh.
Shembu; "Albania" e New Jorkut, "Arbrnija", "Besa", "Demikracija", "Drita", "Djersa e Popullit", "Jeta e Re", "Kosova", "Kombi", "Rilindja Shqiptare", "Shqiperia e Re", "Sporti Shqiptare", "Populli", "Vatra", "Vllaznia"…….
Mbi 30 gazeta me tituj te ndryshem.
Revista: "Bujqesija", "Ekonomisti Shqiptare", "Edukata e Re", Hylli i Drites", "Ilirija", "Jurisprudenca Shqiptare", "Leka", "Mesuesi", "Minevra", "Shekulli XX", "Shqiptarja", "Diana", "Java", "Kombi", "Ekonomija Kombetare"……
Revista mbi 30 tituj.
BOTA NE DEPRESION,
SHQIPERIA PERBALLE
PRESIONEVE.
Jemi ne vitet ’30 kur bota hyri ne depresionin me te madh ne histori, dhe si gjendje e tille i dha shkak keijimit te ideologjive te reja dhe te rrezikshme. Ne Itali kishte fituar fashizmi me kohe, por dale ngadale ai mbolli faren e militarizmit dhe te imperializmit.
Ne Gjermani nga fillimi i viteve ’30, fitoi dhe nje tjeter ideologji Nazizmi. Kreret e krtyre vendeve, Musolini dhe Hitleri, u binden se vec ata mund te shpetonin boten nga kriza e madhe ekonomike, duke rrezuar demokracine dhe me vemdos, sipas tyre, rregjime njipartiake dhe me qeveris me nje rregull te caktuar nga shteti.
Kjo rryme filloi me influencua edhe Shqiperine. Shqiperija qe nuk kishte asgje kur u shpall e veteqeverisur qe nga Kongresi i lidhjes filloi me kerkuar ndihme dhe kjo iu akordua sipas rre gullave internacionale. Kjo ndihme ishte me e pershtatshme me u mbeshtet ne Italine, sepse ishte i vetmi vend fqinj qe nuk kishte me asnje pellembe toke tonen. Keshtu behej nje kunder ballans perballe shteteve grabitqare: Greqise dhe Jugosllavise.
"Shteti yne thoshte Zogu, mbasi eshte i vogel dhe i pa organizuar, prandaj duhet te ndjek nje politik neutrale me te gjithe shtetet".
Zogu u mundua me mbajt njefare balance duke prure dhe keshilltare ushtarak anglez ne shqiperi megjithe protesten e Italise.
Por fashizmi kishte kohe qe pregqtiteste plane pushtimi.
Ai i filloi me kohe duke mbjell faren me ane te shkolles ushtarakeve, disa te shiturve etj. Keshtu qe Zogu u detyrua me 1934 me shtetzuar te gjitha shkollat qe te mos i linte shume fushe veprimi propogandes fashiste.
Gjendja filloi te acarohej dhe italia i nderpreu ndihmat e premtuara. Keshtu qe Zogu prap con nje delegacion dhe sikur puna u vu ne vije.
Me 1 prill te vitit 1938 Mbreti Zog, me aprovimin e parlamentit dhe sipas dispozitave ligjore te shtetit, martohet me Konteshen Geraldine Apponyi te Hungarise.
Qe nje gezim i madh per popullin Shqiptare. Ai ishte tashme gati 43 vjec dhe populli ishte i brengosur qe nuk po linte nje trashegimtare te Frontit Mbreteror. U be feste kudo. Te gjithe ata qe u martuan ne ate dite iu pagua dasma nga Pallati Mbreteror.
Per ironi te fatit ne ceremonine e marteses se Zogut mori pjese edhe Konti Ciano dhe bile si deshmitar i marteses. Ai u nderua si mik dhe njerezit shpresonin qe rregjimi i Duces i kishte lene planet djallezore te lakmise per Shqiperine.
Mbreteresha e Re qe ne Hungari quhej "Lulja e Budapestit", per bukurine dhe fisnikerine e saj qe e tregoi shpejt se ashtu ishte me te vertet. Ajo u hyri ne zemer shqiptareve, dhe filloi me u vene ne jete disa projekte per ngritjen e mireqenies se vendit.
Kush mund ta mendonte se pas asaj vere te bukur, nuk do te kalonin vec 12 muaji, dhe Shqiperia do te humbiste pavaresine e saj ne kuptimin e vertete te fjales! Kriza qeveritare Italo – Shqiptare kishte qene rregulluar me se miri me ane te marrveshjes se nenshkruar nga Qeveria e Mehdi Frasherit tre vjet me pare.
Italija filloi luften perpara ne Abisini. Planet per pushtimin e Shqiperise ishin nga konti Ciano, dhendri i Musalinit dhe Minister i Jashtem Italian. Ne ditarin e vet Ciano shkruante keshtu:
"Zogu do te sakrifikoje poziten e Tij, perhire te familjes se Tij. Me thene te verteten, nuk mund te perfytyroj Mbretereshen Geraldine duke ikur neper malet e Shqiperise, ndersa lindja e femijes pritet me dite ne mos ore".
Ai kishte caktuar javen e pare te prillit, date 7, heret, dite premte, (qe ne e quajme te premten e zeze), para Pashkeve, dite feste. Ciano vazhdon:
"Do te perfitojme nga cdo mundesi qe te na paraqitet……
Kete here nuk do te terhiqemi si me 1920. Ne Italine e Jugut kemi absurbe (apo jo!) disa qindra mije Shqiptare. Perse po kjo gje te mos ngjase ne anen tjeter te Adriatikut".
Ai kishte filluar planet e tija djallezore qe nga viti 1937 dhe e bombardonte vjehrrin e tij revanshist Musolinin me raporte dhe statistika. Agjentet Italiane llogaritnin nje ngritje te prodhimit bujqesor deri me 200.000 tone drithera ne vit, qe kjo sasi sherbente per ushqimin e italianeve. Po keshtu edhe per pasurit e nentokes, vajgurit etj.
Italia do t’i shpetonte krizes dhe do te pasurohej ne kurriz te fqinjit qe kishte premtuar me e ndihmuar dhe me e ruajtur. Fashistet mendonin me detyruar Zogun me pranuar zbarkimin e ushtrise ne Shqiperi me te mire ose me force. Tashti pritej profecija e Cianos qe Mbreti Zog per hire te familjes do te pranonte te behej vasal i Musolinit dhe njerezit e besueshem, te blere te fashizmi, do t’i afronin Kunoren e Shqiperise Viktor emanuel III.
Diten qe lindi Princ Leka me 5 prill te vitit 1939 iu dorezua Zogut Ultimatumi i Musolinit nga Jakomani. Populli doli neper rruge me festua gezimin per Lindjen e Trashegimtarit pa ditur se c’fat i zi i priste shqiptaret dhe Atdheun. Ultimatumi permblidhte 17 pika, dhe ato ishin te padiskutueshme dhe pakompromis, se ndryshe thonin, do t’u aneksojme.
Italija filloi trazirat kudo me ane te lajkave te saj, te paguar. Sabotime ne ushtri kisshin filluar me kohe. Pothuaj se cdo material ushtark ishte i tyre dhe shumica e oficereve ishin shkolluar ne Akademite e Italise.
Qeverija dhe Mbreti vendosen mos me pranuar asnje pike te kerkesave fashiste. Mbi shqiperi fluturonin kacatorret luftarak Italian, kurse qeverija pregatiste pergjigjen me e damkos ne opinionin mbare nderkombetar se si nje vend i vogel po martirizahej nga nje fuqi e pa krahasueshme imperialiste gjaksore.
Mehdi Frasheri, ky patriot i familjes se ndritur te Frasherllinjeve e tregoje dhe nje here dashurine e flakte per Atdheun. Ai mori komanden ne zyren e Bashkise, ku ishte vendosur radio Tirana, i rrethuar nga shume intelektual te rinj, ne te gjithe gjuhet e medha iu drejtua Botes se Lire se nje Komb i vogel po sakrifikohej per hire te politikes imperialiste fashiste.
Mesazhi historik i Mehdi Frasherit drejtuar Musolinit, per me ia hedh ne fytyre krimin qe ishte uke bere, kumboi ne radiot e Botes.
Mehdiu i permendi diktatorit breshkaman fashist fjalet qe kishte thene ne nje rast tjeter "Nuk meriton lirine nje popull qe nuk eshte gati qe te vdes per te". Pra, ai nuk mund te priste qe Shqiptaret, te cilet kane luftuar kunder invazoreve gjate historise se tyre mijevjecare, te prisnin trupat fashiste me tufa lelesh e me banda muzikore.
Populli u ngrit, kerkonte arme, por pati pak efekt. Italianet e kishin pregatit cdo gje dhe resistence qe u be nuk mundi me ndaluar pushtimin fashist.
Forcat Shqiptare nen komanden e majorAbaz Kupit i priten invaduesit sapo zbriten ne Durres dhe bene kerdine ne ta, por kjo nuk mund te mbante fuqine e madhe pushtuese.
Musolini kishte kujtuar se me 100,000.00 ushtare, 180 luftanije dhe 400 aeroplane, do ta pushtonte Shqiperine pa shkref asnje pushke.
Prandaj ne mengjezin e 7 prillit angjensija telegrafike "Stefani" kishte perhapur lajmin se trupat italiane zbarkuan ne portet e Shqiperise dhe u priten me enthuziazem nga populli Shqiptare.
Ministri i SHBA ne Shqiperi, Hug H. Grant, qe e perjetoi vet pushtimin e Shqiperise do te shkruante ne kujtimet e tij:
"Pararoja e ushtrise italiane arriti me aeroplane prej Italise dhe nga nje platforme e porsa ngritur, iu drejtua popullit te mbledhur ne sheshin "Skenderbej". Entuziazmi i popullit qe i paket dhe dhendri i Musolinit per te impresionuar shqiptaret filloi te duartrokiste vete. Zonja Grant dhe une, ne nje qoshe te shtetit, shikonim me kureshtje e merzi komedine makabre.
Qeverija e Romes e dergoi Cianon ne Tirane me qellim qe te mashtronte opionon puplik nderkombetar duke lene te kuptohej se populli shqiptare i priten me lule italianeet neper rruget e qytetit dhe se shkonin me ta neper kinema. S’kishte gje me rrenacake se kjo".
Radio Tirana, pas protestit direkt te Mehdi Frasherit drejtuar Musolinit, filloi me dhene mesazhin e Mbretit te Shqiptareve Zogu I. Ai i shpjegoi kerkesat italiane te pa pranueshme per nje shtet te pamvaur dhe ftonte shqiptaret me i rezistuar invazionit fashist.
Keshtu perfundoi legjenda e Mbretinimit te Mbretit Zog, qe e nisi luften 17 vjecar per shpetimin e Atdheut, ku Shqiperine e beri shtet, Repuplik dhe me ne fund Mbretni me nje dinitet dhe optimizem per te aedhmen, qe njerezit e kujtojne edhe sot me nje admirim te sinqerte e te madh.
Zogu nuk e ndaloi punen per shpetimin edhe njehere te Shqiperise, por kjo qe me e zorshme, sepse pas fashizmit, futi rrenjet e thella me gjemba komunizmi, qe ia kaloi te gjitha sistemeve shoqerore, e kane ekzistuar gjate historise boterore, per barbari e tirani.
Persa u perket meritave te Zogut, ato jane te pa diskuteshme per ata qe e dijne. Per ta konkretizuar, do te citoj kundershtarin me te madh politik te Tij, vete Fan S. Nolin, ne nje telegram qe i dergoji ministrit te jashtem te SHBA, Gordell Hullit me 1941, ku thote:
"Eshte deklarate e bukur parimore qe neneshkruhet ne mbledhjen e Atllantikut, por do te mbetet nje leter e vdekur, n.q.s. nuk i sigurohet nje garanci tokesore Shqiperise duke e njoht Mbretin e Shqipetarve Zogun e I, si kryetar llogjik dhe legjitim per Shqiperine, i cili te marre pjese ne Konferencen e Paqes…"
EPILOG
Po i mbyll keto shenime duke permend edhe nje thenie nga "Histori e Shqiperise" e shkruar ne perendim nga ish gazetari i shquar dhe spikeri i radio Londres gjate Luftes se Dyte Boterore dhe deri vone, Tajar Zavalani:
"Mbreti Zog la Shqiperine duke kaluar neper Greqime familjen, suiten dhe djalin e Tij dy ditesh, dhe u vendos ne Stamboll.
Ne zjarrin e Luftes se Dyte Boterore Mbreti me familjen shkoi ne Paris. Prej Parisit ne Londer. Ai u mundua me be qe fuqite aleate te njihnin qeverine e Tij ne mergim, por ata nuk e njohten.
Mbas mbarimit te Luftes Ai shkoi ne Egjypt dhe qendroi deri me 1955.
Pas rrezimit te Mbretit Faruk, Zogu u nis per ne Kane te Frances.
Me qe vuante shume nga ulceri u shtrua ne nje spital te Parisit dhe me 9 Prill te vitit 1961 vdiq. Ne baze te statutit te Mornakise, dhe duke qene se Mbreti Zog nuk kishte abdikuar sa ishte gjalle, Princi Trashegimtari i suksedoi legalisht. Ai u proklamua Mbret, me emrin LEKA I, nga shiptaret e mergimit qe kishin shkuar ne Paris per varrimin e Mbretit Zog. Ky akt do te jete i vlefshem deri sa te vazhdonte diktatura komuniste ne Shqiperi.
Diten qe te jete i lire, me cfaq vullnetin e vet, populli shqiptare do te caktoje me shumice votash formen e rregjimit, dhe do te vendose ne se me vazhdua ose jo Monarkia Kushtetore nen Dinastine Zog"
Historianet e pa anshem, tashme qe nuk kane xhelatin mbi koke, kane shkruar krejt historine dhe jeten e Ahmet Zogut, ketij shqiptari dhe patrioti te palodhur per Atdhe. Jeta dhe puna e Tij akoma po mbahet ne heshtje nga autoritet qeveritare, bile me e keqja eshte se nuk po flitet fare, te pakten per ato 15 vjetet e qeverisjes se Tij. Kete periudhe po e kalojne pushtetaret e sotshem me nje sallo pelivance, ku nga i quajturi Revolucioni i Qershorit te vitit 1924 hidhen ne okupacionin fashisto – italian me 7 Prill te vitit 1939 (!).
Te humbasish apo te mos permendesh 15 vjet te historise se popullit dhe Atdheut tend tregon nje diletantizem dhe papjekuri politike dhe njerezore. Po festohen hapje shkollash, formime brigadash, luftash, njesishe dhe nje pjese e tyre ne kohen e Mbretit Zog dhe me propozimin e Tij, por emri dhe koha e Tij nuk permenden. Cdo njeri i ndershem shqiptare duhet ti beje nje pyetje te ndergjegjshme vetevetes dhe duhet te mos pranoje nje heshtje totale qe akoma vazhdon per personin e Ketij Shqiptari dhe Patrioti te madh "Ahmet Zogu – Mbreti i Shqiptareve".
Motoja e Mbretit Zog ka qene dhe mbetet "Atdheumbi te gjitha".
Emri dhe koha e Tij nuk duhet te mbetet me tabu. Kane kaluar gati disa vjet qe ne themi qe rregjimi diktatorial u permbys, por fatkeqesisht disa ligje akoma nuk jane hequr me vendim apo dekret, por mbahen ne heshjte per qellime te caktuara dhe dashakeqese. Eshte nje ofeze e madhe kundrejt demokracise, popullit, mbarevajtes dhe konsolidimit te shtetit nese qeverija apo disa anetare te saj, nxjerrin pengesa artificiale per te penguar viziten e M.T. Leka I ne Atdhe. Ai qe vec dy ditesh kur okupacioni Italo-fashist shkaktoi largimin e familjes Mbreterore nga Atdheu.
Mbreti Leka ja ka kushtuar gjithe jeten dhe mundin e Tij vetem Shqiperise. Ai as nenshtetesine shqiptare nuk e ka nderrua, por lenema me pranuar poste apo me be karriere neper vendet e Perendimit. Meqe jeten ia ka kushtuar politikes per shpetimin e popullit shqiptare dhe Shqiperise Ethnike, eshte detyruar me jetua provizorisht ne disa vende te ndryshme te botes, vetem se nuk ka pranuar me hesht per ceshtjen e Shqiperise Ethnike. Kjo ceshtje qe jetike, edhe per te ndriturin Mbret Zog, e pikerisht kjo beri qe aleatet me ne krye Britanine e Madhe, jo vetem qe nuk e perkrahen gjate Luftes se Dyte Boterore, por edhe e penguan krejtesisht vetem se Ai gjithmone ngrinte problemin e Shqiperise Ethnike, sepse kjo ishte ne kundershtim me miqte e Anglise, Greqise dhe Jugosllavise. Keto lidhje te vjetra u vertetuan dhe ne kohen me moderne 50 vjet me pas Luftes se Dyte Boterore si lufta e Bosnjes keto vitet e fundit.
Me i refuzuar nje Shqiptare e nje bir Shqiptari viziten ne Atdheun e Tij qe fatkeqesisht nuk e ka parre kurre dhe qe ka enderruar 55 vjet, kjo eshte e pa justifikueshme, krejt kunder ligjeve dhe fjales demokraci, kunder premtimeve te bujshme se Shqiperia tani eshte e hapur. Kjo eshte nje tragjeti per M.T. Leka I, qe privohet me shkel ne truallin e ngrohte te tokes meme, por kjo mund te jete dhe nje tragjeti per procesin e demokratizmit te Shqiperise dhe nje fatkeqesi per Atdheun dhe populin e shumevuajtur Shqiptare, qe ka nevoje per cdo element te ditur, te mencur dhe te zotin.
PRILLI – KOHA QE NDODHEN
SHUME NGJARJE
Me 5 prill te vitit 1939 lindi Princ Leka, sot Mbreti Leka I. Me 7 prill po te vitit 1939 okupimi fashist, prishja e shtetit Shqiptare, vendosja e diktatures fashiste.
Fillimi i Luftes se Dyte Boterore qe u be shkak i vendosjes se rregjimit te terrorrit komunist, rregjimit me te eger qe ka njohtur historija e gjithe koheve ne gjithe boten.
9 prill te vitit 1961 eshte dite zije, Ahmet Zogu, Mbreti i Shqipetarve vdes jasht vendit te Tij ne Kane te Frances.
Prandj ky shkrim i shkurter historuko-biografik i kushtohet Mbretit Zog I, Atij qe fiset i bashkoi dhe formoi nje shtet me kuptimin e plote te fjales dhe e futi ne rrugen e zhvillimit sipas rruges s shteteve te Perendimit qe sot jane shume e shume perpara.
Fatkeqesija qe gjet popullin tone qe ardhja e komunizmit, qe jo vetem na la 50 vjet prapa ne zhvillimin ekonomik, por e shkaterruan e zhuriten vendin dhe me e keqja eshte se dhe njeriun e prishen me helmin e ideologjise cnjerezore te quajtur marksiste.
Tashti kalojne disa vite qe Shqiperia ka filluar procesin demokratik, por tashti eshte dhe koha me vlersuar cdo personalitet, patriot dhe luftetar qe ka punuar dhe eshte shkri per Shqiperine, ne nje menyre te drejt pa asnje fare ideollogjije apo simpatie patriotike, te dalin jashte ligjet antinjerezore enveriste, te mos heshtet per periudhen e shtetit te vertete 1924-1939, te happen dyert e Shqiperise per te gjithe edhe per Mbretin Leka I.
Po i perfundoj keto shenime me fjalet e ish –ministrit te SHBA-se per Shqiperine 1935-1939, Hugh G. Grant:
"Une e besoj se historia ne gjykimin e saj te fundit, te drejt e paanshem, do t’a permende Mbretin e Shqiptareve Zogu I – re si nje udheheqesit e famshem ushtarak e politik, prijes patriot e trim, me nje inteligjence e zgjuarsi te jashtezakonshme, me te cilat mundi te perballoje e zgjidhe problemet e koklavitura te mbajtjes gjalle te popullit liridashes e patriot Shqiptare".
STOKHOLM, SUEDI
1994